Më e lexoj Barletin, më e shtoj admirimin. Kush s’e ka lexuar, ka një bosh në njohjen e kulturës shqiptare. Kush e lexoi një herë, duhet t’i kthehet sërish. Lexo më tepër.
Shtypi+
Category
-
Ditari i Shuteriqit: Më e lexoj Barletin, më e shtoj admirimin
-
Kthimi i Dhimitër Shuteriqit në shtëpi
Dhimitri e la Francën (ku qëndroi gjashtë vjet me studime), më 14 korrik 1942, dhe u nis për Shqipëri. Por, në Bardonechia të Italisë, e ndalojnë dhjetë ditë. Pra, është njëlloj internimi. Lexo më tepër.
-
Zbulohet “Mesjeta shqiptare” e Dhimitër Shuteriqit, 10 vjet pas vdekjes
Ai ka 10 vjet që është ndarë nga jeta e megjithatë veprat që ka lënë pas nuk janë vetëm ato që deri tani janë botuar. Në arkivën personale të të ndjerit Dhimitër Shuteriqi gjenden shkrime dhe vepra, që zbulojnë detaje të panjohura të periudhave të errëta në vazhdën e historisë së kombit tonë. Lexo më tepër.
-
Në kujtim të Shuteriqit
Profesori i njohur i historisë së letërsisë shqipe do të ndërronte jetë sak 10 vjet më parë. Ruajti në të gjithë jetën një vend respekti në letrat shqipe, falë punës së pareshtur dhe staturës së pastër morale…
Lexo më tepër.
-
Dhimitër S. Shuteriqi dhe autoportreti i tij në disa tekste letrare
Autoportreti që krijon shkrimtari nëpër tekste, mund të konsiderohet si një manifest i pastër alegorik që të fton të rilexosh dhe të kuptosh më mirë veprën e tij. Në këtë mënyrë lexuesi ndeshet me një koncept profetik që ravijëzon gjurmët e vlerave emblematike ku kufijtë e një dysie jetë/vepër shkrihen e ia lënë vendin njëra-tjetrës. Lexo më tepër.
-
Rrëfimet befasuese të Dhimitër Shuteriqit
-Nuk gabojmë po të themi që, nëse Faik Konica për erudicionin e tij të gjerë u cilësua nga bashkëkohësit “një enciklopedi lëvizëse”, Dhimitër Shuteriqi u njoh si një arkiv i gjallë, nga më të rrallët e më seriozët në historinë e kulturës shqiptare. Kush ka patur fatin ta vrejë nga afër e aq më tepër të bashkëpunojë me të, s’ka si të mos jetë habitur me kujtesën e tij të jashtëzakonshme, me njohjen e saktë e me themel të burimeve arkivore, me aftësitë e tij orientuese në detin e pafund të ngjarjeve, të personazheve, të fakteve ftilluese; ashtu siç do të ketë konstatuar jo pa admirim procesin serioz e stilin rigoroz të punës gjurmuese, shpirtin kërkues dhe dyshues, etikën e lartë të studiuesit, i prirë ngaherë nga përkushtimi i thellë atdhetar ndaj vlerave kombëtare. Lexo më tepër.
-
Ja të pathënat që mori me vete Dhimitër Shuteriqi
Flet e shoqja e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, Mynever Shuteriqi
Ajo, është një grua e rrallë, me një art të vërtet të rrëfyeri për gjithçka, por mbi të gjitha kur është fjala për bashkëshortin e saj, Dhimitrin, me të cilin ajo “rri, flet dhe punon çdo ditë”. Biseda me të, të ngjall kënaqësi intelektuale. Kur flet ajo Dhimitrin e ke të gjallë. Jo vetëm se ajo ndau me të 60 vjet të jetës së saj, por se përsëri jeton me të në kujtime, në shënime, në dorëshkrime, fotografi, në libra ku është shpirti i tij. Lexo më tepër.
-
Dhimitër Shuteriqi, ca portrete miqësore kolegëve
Me një kalim të shpejtë të lapsit ai e ravijëzonte një portret. Mund të qëllonte të ishte në një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por edhe një kafe me miqtë. Ata që e njihnin nga afër ia dinin këtë dhunti “të fshehtë” shkrimtarit dhe studiuesit Dhimitër Shuteriqi. Lexo më tepër.
-
Shuteriqi, studiues i zanafillave tona kulturore
Një udhëtim nëpër disa stacione të universit të tij shkrimor
Kërkuesi i burimeve
Dhimitër S. Shuteriqi është një ndër figurat më të mëdha të kulturës tonë kombëtare dhe një personalitet unik në historinë e letrave shqipe. Si një intelektual i vërtetë, ai e ka konsideruar kulturën si një fushë beteje dhe i ka pushtuar pothuajse të gjitha pozicionet e saj. Lexo më tepër.