Rrëfimet befasuese të Dhimitër Shuteriqit

-Nuk gabojmë po të themi që, nëse Faik Konica për erudicionin e tij të gjerë u cilësua nga bashkëkohësit “një enciklopedi lëvizëse”, Dhimitër Shuteriqi u njoh si një arkiv i gjallë, nga më të rrallët e më seriozët në historinë e kulturës shqiptare. Kush ka patur fatin ta vrejë nga afër e aq më tepër të bashkëpunojë me të, s’ka si të mos jetë habitur me kujtesën e tij të jashtëzakonshme, me njohjen e saktë e me themel të burimeve arkivore, me aftësitë e tij orientuese në detin e pafund të ngjarjeve, të personazheve, të fakteve ftilluese; ashtu siç do të ketë konstatuar jo pa admirim procesin serioz e stilin rigoroz të punës gjurmuese, shpirtin kërkues dhe dyshues, etikën e lartë të studiuesit, i prirë ngaherë nga përkushtimi i thellë atdhetar ndaj vlerave kombëtare. Lexo më tepër.

Comments are closed.