Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /homepages/31/d253275793/htdocs/dhimitershuteriqi.com/htdocs/wp-includes/pomo/plural-forms.php on line 210

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/31/d253275793/htdocs/dhimitershuteriqi.com/htdocs/wp-includes/pomo/plural-forms.php:210) in /homepages/31/d253275793/htdocs/dhimitershuteriqi.com/htdocs/wp-content/plugins/qtranslate-x/qtranslate_core.php on line 388

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /homepages/31/d253275793/htdocs/dhimitershuteriqi.com/htdocs/wp-content/plugins/qtranslate-x/qtranslate_frontend.php on line 497
Vepra | Dhimitër S. Shuteriqi |

Vepra

Në studion e tij

Proza ështe një nga bazat e krijimtarisë së Dhimitër Shuteriqit. Kryesisht proza e shkurtër e përfaqësuar me gjininë e tregimit, në të cilën, përmes talentit dhe kulturës së tij të gjerë, ka realizuar krijime të shquara të fushës që njohën botime të shumta dhe përhapje të gjerë, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e kineastëve shqiptarë për realizime kinematografike.

Dhimitër Shuteriqi shquhet gjithashtu edhe për veprën e gjerë dhe të shumanëshme shkencore, e cila shtrihet në fushat e gjuhës, historiografisë letrare, folklorit dhe të trashëgimisë historike në përgjithësi. Kjo vepër madhore ka ndihmuar në ndriçimin e fillimeve të shkrimit të shqipes (sidomos me Shkrimet shqipe 1332-1850 dhe Tekstet shqipe dhe shkrimi shqip 879-1800), në rrënjët e traditave letrare dhe kulturore shqiptare, në njohjen e proceseve dhe figurave të shquara të letërsisë së Mesjetës dhe Rilindjes kombëtare, në zhvillimin e studimeve folklorike etj. Përmes tyre hynë në qarkullim dhe u bënë të njohura për publikun burime të reja letrare, shkrime të hershme pak ose aspak të njohura si dhe koncepte shkencore bashkëkohore. Ishte pikërisht kjo veprimtari, e cila bëri që ai të cilësohej prej bashkëkohësve si “Rilindasi i fundit”.